Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina merr masa pas një rasti të konfirmuar me murtajë

Autoritetet në Kinë kanë rritur masat e kujdesit pasi një qytet në regjionin autonom të Mongolisë së Brendshme ka konfirmuar rastin e parë me murtajë, shkruan BBC.

Pacienti nga Bayannuri është në karantinë dhe në gjendje stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët e kanë rritur nivelin e paralajmërimit në shkallën 3, nga 4 shkallë.

Murtaja bubonike, që shkaktohet nga infeksioni bakterial, mund të jetë vdekjeprurëse, por edhe të trajtohet me antibiotikë të zakonshëm.

Nuk është ende e qartë se si është infektuar pacienti. Në shkallën 3 të alarmit ndalohet gjuetia dhe ngrënia e kafshëve që mund të mbajnë bakterin që shkakton murtajën dhe po ashtu i bëhet thirrje publikut që të raportojë rastet e dyshimta.