Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina mban tre minuta heshtje në përkujtim të viktimave nga koronavirusi

Foto: Reuters

Kina ka përkujtuar viktimat nga koronavirusi duke mbajtur tre minuta heshtje, në të gjithë vendin.

Një ditë përkujtuese u shpall në Kinë të shtunën për të nderuar më shumë se 3300 personat që kanë vdekur nga Covid-19.

Në orën 10:00, sipas kohës lokale, njerëzit kanë qëndruar në këmbë në gjithë vendin për tre minuta në nderim të viktimave.

Automobilat, trenat dhe gjithçka tjetër ishte ndalur teksa flamuri kombëtar ishte në gjysmështizë.

Rastet e para me koronavirus u vunë re në Wuhan në fund të vitit të shkuar. Që nga ajo kohë, virusi u shpërnda në gjithë botën, duke infektuar më shumë se një milion njerëz e duke marrë jetën e më shumë se 60 mijë njerëzve.

Qeveria kineze ka thënë se kjo ditë ishte një shans për të respektuar “martirët”, duke iu referuar 14 mjekëve që vdiqën gjatë betejës me virusin, shkruan BBC.