Kina ka njoftuar të shtunën se ka vendosur “tarifa hakmarrëse” ndaj disa importeve bujqësore dhe ushqimore kanadeze, pasi Kanadaja në tetor të vitit të kaluar ka vendosur taksa në veturat elektrike kineze dhe në produktet e çelikut dhe aluminit, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 20 mars, sipas deklaratës nga Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit Shtetëror kinez.
Tarifa 100% do t’i vendosen vajit bimor kanadez, të mbeturat pas përpunimit të vajit dhe bizelet, dhe 25% tarifa shtesë në produktet e mishit të derrit dhe produkteve ujore.
Tensionet globale me tarifa janë të larta, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të Donald Trumpit në SHBA.
Tarifat erdhën si hakmarrje për tarifat e vendosura nga Ottawa ndaj importeve kineze në tetor të vitit të kaluar, që përfshinin 100% taks në të gjitha veturat elektrike të prodhuara në Kinë dhe 25% taksa në importet e aluminit.
-
Kanadaja kundërpërgjigjet me tarifa deri në 50% ndaj SHBA-së
-
Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse deri në 50% ndaj qindra produkteve të SHBA-së
-
Trumpi vendos tarifë 50% mbi importet nga Kanadaja
-
Kina dhe Kanadaja hakmerren pas hyrjes në fuqi të tarifave tregtare të Trumpit
-
Kanadaja u vendos taksë 100 për qind automjeteve elektrike kineze