Kina kërkon trajtim të ndryshimit klimatik me anë të veprimeve, e jo me “retorikë të thatë”.
Ky reagim i Qeverisë kineze vjen, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e kritikoi presidentin kinez, Xi Jinping, që nuk mori pjesë në konferencën e OKB-së për klimën në Glasgow.
Të martën Bideni e ka krahasuar qëndrimin amerikan për drejtimin e disa nismave të mëdha në samit, me ato të Rusisë dhe Kinës, që nuk i kishin dërguar liderët e tyre në takim.
Bideni e ka quajtur këtë gjë si “gabim të madh”. Kina është emetuesi më i madh i karbonit në botë dhe është zotuar ta ulë emetimin deri më 2030 dhe në vitin 2060 ta zhdukë krejtësisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni kritikon liderët e Kinës dhe Rusisë që munguan në samitin për klimë
-
SHBA-të dhe Kina bien dakord të bashkëpunojnë me urgjencë për krizën e klimës
-
Bideni fton Putinin dhe udhëheqësin kinez për bisedime në samitin e klimës
-
Xi thotë se do të punojë me Trumpin
-
Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA: Ka ende shumë për t’u zgjidhur