Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina e lejon edhe me ligj që çiftet të kenë deri në tre fëmijë

Kina ka shqyrtuar edhe zyrtarisht ligjet e saj për të lejuar çiftet që të kenë deri në tre fëmijë, me qëllimin që të rritet shkalla e lindshmërisë.

Rregullorja është miratuar të premten në një takim të ligjvënësve kinezë, që e përbëjnë Kongresin Kombëtar Popullor (NPC).

Kina kishte bërë të ditur në maj të këtij viti se do të lejonte çiftet që të kenë deri në tre fëmijë.

Tani ky vendim ka kaluar edhe zyrtarisht në ligj, bashkë me disa rezoluta të cilat kanë për qëllim të rrisin nivelin e natalitetit dhe “reduktimin e barrës” së të rritur fëmijë, ka bërë të ditur agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.

Kjo përfshijnë anulimin e "tarifës së mirëmbajtjes sociale" - një dënim financiar që çiftet paguajnë nëse kanë fëmijë përtej kufirit, duke inkurajuar qeveritë vendore të ofrojnë leje prindërore, duke rritur të drejtat e grave për punësim, dhe përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit për fëmijët.