Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po mundohen “të krijojnë kaos” në Paqësorin aziatik, një ditë pasi këshilltari amerikan për siguri kombëtar, Robert O’Brien, vizitoi Filipinet, duke mbështetur këtë vend në pretendimet territoriale detare kundër Kinës. Zyrtari amerikan akuzoi Pekinin se po përdor presionin ushtarak për të avancuar interesat e mëtejshme kineze.
Gjatë udhëtimit të tij në Manila, O’Brien ka deklaruar se Filipinet dhe Vietnami, të dyja vendet me konteste territoriale me Kinën në Detin e Kinës Jugore ka deklaruar: “Ju qëndrojmë prapa”. Ai ka shprehur edhe zotimin se SHBA-ja mbron Tajvanin shtet të pavarur nga Kina.
Kina ka bërë të ditur se deklaratat “janë të paarsyeshme” dhe se i zmadhojnë tensionet në rajon.
“I kundërshtojmë vendosmërisht këto deklarata, që janë krejtësisht mendësi e Luftës së Ftohtë dhe nxisin konfrontim”, ka deklaruar Ambasada kineze në Manila në një deklaratë të postuar në uebfaqen zyrtare. “Kjo tregon se kjo vizitë në këtë rajon nuk është për të promovuar paqen dhe stabilitetin rajonal, por për të krijuar kaos në rajon me qëllim që Amerika të ndjekë interesat e veta”.
Kina pretendon pothuajse krejt Detin e Kinës Jugore sipas një vije kufitare të vetëpretenduar para disa vitesh, ku vendosi prani ushtarake pavarësisht kontesteve të pretenduara nga shtetet fqinje. Vietnami, Filipinet, Malajzia dhe Indonezia pretendojnë se janë shkelur të drejtat e tyre të sovranitetin territorial detar.
Filipinet e kanë çuar rastin në Hagë pas një përplasjeje dymuajshe me anijet kineze të peshkatarisë dhe gjykata ka vendosur se është shkelur Konventa e së drejtë së detit, duke vlerësuar se Filipinet kanë të drejtë të pretendojnë territor deri në 370 kilometra larg brigjeve të veta.
Verdikti megjithatë, nuk ia ka ndalur hovin Kinës, që po vazhdon të vendosë luftanije në rajonin e kontestuar, duke nxitur shqetësimin e shteteve fqinje, që kanë kthyer sytë kah aleatët amerikanë.
Ambasada kineze e ka cilësuar vizitën e emisarit amerikan si “sjellje provokuese”.
“Faktet kanë vërtetuar se SHBA-ja është shtytësi më i madh i militarizimit dhe faktori më i rrezikshëm i jashtëm që rrezikon paqen dhe stabilitetin” në këtë pjesë të Paqësorit aziatik, thuhet në deklaratën e përfaqësisë kineze në Filipine. E lidhur me deklarimin amerikan për shtetësinë e Tajvanit, Pekini vlerëson se Shtëpia e Bardhë po përzihet në “çështje të brendshme” të Kinës. \ Reuters