Botë

Kim Jong Uni përsëri hip në kalin e bardhë

Kim Jong Un përsëri ka hipur në një kalë të bardhë, derisa Qeveria e Koresë Veriore ka njoftuar se shpejti do të mbledhë një takim të rrallë të liderëve të partisë në pushtet.

E, sipas analistëve, këta hapa mund të sinjalizojnë përgatitjet për një qëndrim më konfrontues me bashkësinë ndërkombëtare, transmeton KTV.

Për herë të dytë pas dy muajsh, Kim ka vizituar Malin Paektu, që konsiderohet i shenjtë në Korenë e Veriut, këtë herë i shoqëruar nga oficerë të lartë ushtarakë, me qëllim të nxitjes së një “fryme revolucionare” në popull, ka raportuar televizioni shtetëror.

Ky medium ka publikuar fotografi të mërkurën, që tregojnë kalin e zbukuruar me ngjyra të arta dhe emblemat e qeverisë.

Udhëtimi është përplot me simbolikë për veri-koreanët dhe dërgon mesazhe të ashpra për audiencën vendase që t’i ndjekë deklaratat e tij.