Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi presidentit rus, Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur "solidaritetin " të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.
Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, thuhet se Kim "vazhdon solidaritetin e vendosur për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore".
Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu "shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme".
Koreja e Veriut ka theksuar kohët e fundit lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë "politikën hegjemoniste" të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.
-
Putini e fton Kim Jong Un-in për vizitë në Moskë
-
Kim Jong Un i thotë Putinit se ishte “detyrë vëllazërore” ta ndihmonte Rusinë
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Trumpi i çon të fala Xi-së, Putinit e Jong Un-it: Po bëni plane kundër SHBA-së
-
Putini, Kim Jong-un e Xi Jinping bëhen bashkë javën e ardhshme në Pekin