Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar mëngjesin e së premtes në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, pak para nisjes së samitit të BE-së që do të mbahet më vonë gjatë ditës në Ukrainë.
Sirenat e alarmit për një sulm të mundshëm janë lëshuar derisa vendi po përgatitet që të pres liderë të lartë nga blloku, në një përpjekje për ta përshpejtuar përpjekjen e tij për t’iu bashkuar BE-së.
Tashmë në Kiev ka arritur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka shkruar se do të mbështesë çdo përpjekje të Ukrainës për t’iu bashkuar BE-së.