Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kievi shpallet “Qytet Nderi më i miri në botë”

Kievi u shpall “Qytet Nderi më i miri në botë 2023”, nga agjencia amerikane Resonance, raportoi TheGuardian të mërkurën.

Në njoftim u tha se kryeqyteti i Ukrainës mori këtë titull pasi tregoi guxim dhe qëndrueshmëri “që udhëheq një komb të sfiduar nga agresori vrasës”.

“Kievi, si pjesë e Ukrainës, është vend i guximit të pashtershëm përballë tragjedisë së përditshme”, u tha tutje nga Resonance, që është agjenci për turizëm, pasuri të paluajtshme dhe për zhvillim ekonomik.

Për këtë çmim, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se kryeqyteti është zemra e Evropës që vazhdon të luftojë për jetën, për zhvillim dhe për jetesën e banorëve të tij.

“Njohësit theksuan zhvillimin e rëndësishëm të infrastrukturës së qytetit gjatë 10 vjetëve të fundit, krijimin e parqeve dhe shesheve të reja dhe përmirësimin e të vjetrave... Kievi vazhdon të luftojë”, theksoi ai.