Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kievi goditet nga dronët kamikazë iranianë

Ushtria ruse i ka rifilluar sulmet e gjera në Ukrainë pas një shpërthimi që e ka dëmtuar urën e Kerchit që lidh Rusinë me Krimenë. Hapësira prej 12 miljesh ka rëndësi si simbol i fuqisë së Moskës dhe transporton furnizime ushtarake nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Forcat ruse kanë përdorur dronë kamikazë të prodhuar nga Irani për ta sulmuar kryeqytetin e Ukrainës dhe rajonet e Odesas, pastaj sulmuan edhe zona të tjera me raketa, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas, teksa Moska e ka ndëshkuar vendin për të katërtën ditë pas një sulmi me kamion-bombë nën një urë në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Një sulm i kryer pranë Makrarivit, qytet i vogël që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Kievit, e ka shkatërruar infrastrukturën kritike. Në të gjithë rajonin e kryeqytetit, banorët, jeta e të cilëve kishte rifilluar normalitetin kur lufta u zhvendos në lindje muaj më parë, mirëpo përsëri u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror.

Nuk ishte e qartë nëse nga dronët e mbushur me eksploziv pati ndonjë viktimë. Zyrtarët ukrainas thanë se 13 persona u vranë dhe 37 u lënduan gjatë ditës së kaluar në sulmet me raketa ruse që synonin nëntë rajone të Ukrainës.

Intensiteti i sulmeve të Rusisë në zonat civile është rritur javët e fundit pasi ushtria e saj humbi terren në rajone të shumta të pushtuara të Ukrainës që presidenti Vladimir Putin i pretendonte ilegalisht si territor rus.

Ushtria ruse i ka rifilluar sulmet e gjera në Ukrainë pas një shpërthimi që e ka dëmtuar urën e Kerchit. Hapësira prej 12 miljesh ka rëndësi si simbol i fuqisë së Moskës dhe transporton furnizime ushtarake nga Krimeja, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, ka njoftuar se forcat ruse goditën më shumë se 70 objekte energjetike në Ukrainë këtë javë. Ai kërcënoi me përgjigje “madje edhe më të ashpër” ndaj sulmeve të ardhshme nga “regjimi i Kievit”, megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për bombardimin e urës.

“Duhen gjetur të gjithë organizatorët dhe autorët e sulmeve terroriste; ata që rezistojnë duhet të shkatërrohen”, ka shkruar kryetari i Dumës së Shtetit Vyacheslav Volodin në Telegram.

Putini ka thënë se një breshëri masive e sulmeve me raketa anembanë Ukrainës ishte hakmarrje për ato që ai i quajti veprimet “terroriste” të Kievit që synonin Urën e Kerchit. Putin u zotua për përgjigje “të ashpër” dhe “proporcionale” ndaj sulmeve të Ukrainës që e kërcënuan sigurinë e Rusisë.

Kievi u godit të paktën katër herë gjatë sulmeve masive, të cilat vranë të paktën 19 persona dhe plagosën më shumë se 100 në të gjithë vendin.

Në qytetin jugor të Mykolaiv, në granatimet gjatë natës, kanë shkatërruar një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe teksa luftimet vazhduan përgjatë frontit jugor të Ukrainës. Guvernatori rajonal i Mykolaivit, Vitaliy Kim, ka bërë të ditur se një djalë 11-vjeçar u nxor nga rrënojat pas gjashtë orësh dhe ekipet e shpëtimit po kërkonin për shtatë persona të tjerë.

Kim ka njoftuar se ndërtesa u godit nga një raketë S-300, lloj që përdoret zakonisht për të shënjestruar aeroplanët ushtarakë, por ushtria ruse duket se po e përdor gjithnjë e më shumë për sulme tokësore jo të sakta.

Artikuj të ngjashëm