Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kidnapuesit në Haiti lirojnë dy nga 17 pengjet

Dy prej 17 misionarëve amerikanë e kanadezë që ishin kidnapuar nga një bandë e armatosur në Haiti muajin e kaluar janë liruar, raporton BBC.

Christian Aid Ministries ka njoftuar të dielën se dy individë janë “sigurt, në frymë të mirë dhe janë duke u kujdesur për ta”.

“Ne nuk mund të ofrojmë apo konfirmojmë emrat e atyre që janë liruar”, është thënë nga Christian Aid Ministries.

Kidnapimi i misionarëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, përfshirë edhe fëmijë këtu, u raportua më 16 tetor.

Ata po ktheheshin pas një vizite në një jetimore kur autobusi u ndalua në rrugën kryesore në qytetin Ganthier.

Në mesin e të kidnapuarve ishin pesë burra, shtatë gra e pesë fëmijë. 16 prej tyre ishin shtetas amerikanë e një ishte shtetas kanadez.

Edhe Kidnapuesit në Haiti kërkojnë 17 milionë dollarë për lirim të misionarëve Botë Kidnapuesit në Haiti kërkojnë 17 milionë dollarë për lirim të misionarëve

Banda 400 Mazowo tha se është prapa kidnapimit dhe kërkoi 1 milion dollarë për një peng, pra 17 milionë dollarë.

Të dielën Christian Aid Ministries – organizatë me seli në SHBA që përkrah haitianët nëpërmjet donacioneve, dhe ofron strehë, ushqim e veshje për fëmijët – ka lëshuar komunikatë duke thënë se lutet për zgjidhjen e plotë të kësaj situate.