Edicioni i BBC-së në gjuhën arabe, ka gjetur prova se liderja politike e kurdëve Hevrin Khalaf, u ekzekutua nga fraksioni i përkrahur nga Ushtria Kombëtare Siriane që përkrahet nga Turqia.
Grupi i kryengritësve, Ahrar-al-Sharqiya, është akuzuar për vrasjen e lideres politike, por ka deklaruar për BBC-në se nuk është përgjegjës për vdekjen e saj në tetorin e vitit 2019, transmeton KTV. Por, BBC gjeti se Khalaf u ekzekutua nga kryengritësit e përkrahur nga Turqia, teksa po kalonte një postbllok.
Sipas këtij hulumtimi, vetura e saj ndodhej në postbllok në momentin kur kryengritësit po ekzekutonin kurdët pas kalimit të kufirit nga Turqia.
Me gjithë insistimin e BBC-së, qeveria turke, që përkrah Ushtrinë Kombëtare Siriane, ka refuzuar të komentojë lidhur me këtë raportim.
-
U përdhunua para se të vritej me gurë, i jepet lamtumira politikanes kurde
-
Largohen nga Alepo i Sirisë luftëtarët e fundit kurdë
-
Shpërthejnë përleshje të reja në Siri
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit shpërbëhet dhe i jep fund kryengritjes në Turqi
-
Sulmet ajrore turke vrasin 17 militantë kurdë në Irakun verior