Robert O’Brian, këshilltari për Siguri Shtetërore i presidentit të SHBA-së, ka dalë pozitiv për koronavirus, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
O’Brien (54) ndodhet në vetizolim dhe po punon nga shtëpia, raporton BBC, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka simptome të buta dhe nuk ka rrezik të infektimit të Trumpit apo nënpresidentit Mike Pence, shkruhet në deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
O’Brien është zyrtari më i lartë në administratën Trump që është konfirmuar pozitiv.
Nuk është e qartë se kur e takoi ai presidentin, por një zyrtar i administratës ka thënë se ata nuk janë takuar “tash e sa ditë”.