Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të takohet të enjten (në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë) për të diskutuar për vrasjen e mbi 100 palestinezëve gjatë pritjes për ndihma në Gaza të enjten.
Mbledhja do të jetë e mbyllur.
Të paktën 104 njerëz janë vrarë dhe 760 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze në Gazë. Forcat izraelite kanë shtënë teksa civilët palestinezë të uritur dhe të dëshpëruar ishin duke u mbledhur përreth kamionëve me ndihmave ushqimore, ka thënë ministria.
Pas sulmit të Izraelit, palestinezët kanë thënë se po rrezikohen negociatat për armëpushim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrin në mbi 100 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gazë
-
34 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në prag të takimit të OKB-së
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
29 palestinezë të vrarë në ditën kur diskutohet zgjerimi i operacioneve izraelite
-
Izraeli sërish vret palestinezë afër pikave për shpërndarje ndihmash