Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian dënojnë veprimet e Rusisë, sanksionet qysh sot

Foto: Reuters

Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës i kanë dënuar veprimin e Rusisë për të njohur dy rajonet lindore të Ukrainës, Donetskun e Luhanskun, si shtete të pavarura.

Përmes një komunikate të përbashkët, këto dy institucione të BE-së i kanë quajtur të paligjshme dhe të papranueshme veprimet e Moskës zyrtare.

Rusia pos që njohu pavarësinë e këtyre rajoneve, ku separatistë pro-rusë luftojnë tash e tetë vite me ushtrinë ukrainase, vendosi edhe të dërgojë në to “trupa paqeruajtëse”.

“Të dy presidentët (Ursula von der Leyen dhe Carles Michel) mirëpresin unitetin e palëkundur të shteteve anëtare dhe vendosmërinë e tyre për të reaguar me forcë dhe shpejtësi ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e përbashkët.

Një takim jozyrtar i ministrave të Jashtëm të BE-së, do të zhvillohet sot në orën 16:00.

Edhe Liderët evropianë: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm Botë Liderët evropianë: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm

Pas këtij takimi, paketa e parë e sanksioneve do të paraqitet më vonë në mbrëmje.

“Organet përkatëse do të mblidhen më pas për të finalizuar paketën pa vonesë”, thuhet në komunikatë.