Numri i azil kërkuesve në Meksikë është rritur për më shumë se 150 për qind, që nga fitorja e presidentit Donald Trump.
Në mes të nëntorit të vitit 2016 e deri në mars të këtij viti, agjencia e refugjatëve në Meksikë Comar, ka pranuar 5,421 kërkesa të azil kërkuesve, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Me këtë rast edhe numri i paraburgimeve përgjatë kufirit jugperëndimor amerikan, ka rënë për 4 për qind gjatë po kësaj periudhe.
Donald Trump fitoi zgjedhje më 8 nëntor, atëherë kur u zotua të ndaloj emigracionin e paligjshëm.