Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë nën mbrojtje 24 orëshe policore.
E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo i ka marr, pas shpalljes së aktgjykimit.
TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzëninë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë nis vuajtjen e dënimit prej 4 vjetësh
-
Më 1 qershor Jankullovska duhet të kthehet në burg
-
Maqedonia ende në kërkim të ish-kryeministrit që e pret burgu
-
Të hënën priten përpjekje të reja për burgosjen e Gruevskit
-
Kërkohet që Gruevskit t’i hiqet mandati i deputetit