Një fluturim i Ryanairit nga Krakowi i Polonisë deri në Dublin të Irlandës, është dashur të ulet detyrueshëm pasi në tualet është zbuluar një njoftim se ka një bombë në aeroplan, shkruan “BBC”.
Fluturimi i Ryanairit është ulur në aeroportin “Stansted” në Londër, për të lejuar policinë e Essexit për të kontrolluar valixhet.
Dy aeroplanë ushtarakë RAF e kanë përcjellë aeroplanin që ka ateruar në Londër në orën 18:40 me kohë lokale.
Policia ka njoftuar se nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë dhe dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë bërë paralajmërimin dhe kanë rrezikuar të gjithë në aeroplan.
Personat të moshës 26 dhe 47-vjeçare, mbesin në paraburgim.
“Aeroplani ka ateruar normalisht, por është dërguar në një vend më periferik ku pasagjerët kanë zbritur në mënyrë të sigurtë”, është njoftuar nga zëdhënësja e Ryanair.

-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Shefi i Ryanairit tregon dyshimet për incidentin ku pasagjeri u thith pjesërisht nga dritarja e aeroplanit
-
Panik gjatë fluturimit drejt Munihut, copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik
-
Ryanair paralajmëron kaos në aeroportet evropiane këtë verë
-
Policia: Dy kërcënimet për bombë në Stacionin e Autobusëve, nga i njëjti numër në Serbi