Komisioni Europian ka propozuar që letërnjoftimet e reja të shtetasve të Bashkimit Europian në çip duhet të përmbajnë të dhëna biometrike, gjurmët e gishtave dhe pamjet e fytyrës, si një nga masat që duhet të vështirësojnë veprimet kriminale të terroristëve, transmeton Koha.net.
Komisioni Europian vlerëson se janë rreth 80 milionë europianë me letërnjoftime pa të dhëna biometrike.
Përcaktimi i standardeve të përbashkëta të sigurisë në nivel të BE-së do të jetë ndihmesë për pengimin e dokumenteve false, me të cilat terroristët dhe kriminelët shpesh hyjnë në BE nga vendet e treta, transmeton Koha.net.
Sipas propozimit të Komisionit, letërnjoftimet e qytetarëve të BE-së më të vjetër se 12 vjeç, lejet e qëndrimit të anëtarëve të familjeve të tyre që nuk janë qytetarë të BE-së do të duhej të kenë në çip të dhënat biometrike, gjurmët e gishtave dhe pamje të fytyrës.
-
BE-ja do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
-
Sistemit të ri biometrik në kufijtë e BE-së mund t’i duhen deri në dy vjet për t’u stabilizuar