Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja prezanton kuletën digjitale

Bashkimi Evropian të enjten ka shpalosur planet për krijimin e një kulete digjitale të cilën qytetarët mund ta përdorin për t’u qasur në shërbime të ndryshme përreth bllokut.

Kjo në përpjekjen për ta përshpejtuar kalimin në operacionet online, si strategji për rimëkëmbjen nga pandemia.

Kuleta Digjitale Evropiane e Identitetit, e propozuar nga Komisioni i BE-së, është një aplikacion telefoni të mençur që ua mundëson përdoruesve ruajtjen e të gjitha dokumenteve të identifikimit dhe dokumentacioneve të tjera, si patentë shoferët dhe diplomat shkollore, në një vend.

Blloku me mbi 450 milionë banorë do ta përdorë këtë aplikacion për qasje në shërbimet publike dhe private, duke pasur njëherësh mundësinë për ruajtjen me siguri të lartë të të dhënave personale.