Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vrarë nga të shtënat masive në Alabama

Së paku katër persona janë vrarë pas disa të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Alabama, të shtunën.

Disa persona u plagosën pas incidentit në një festë të ditëlindjes së 16-të në qytetin e Dadevilles, raportojnë mediat lokale.

Këto të shtëna kanë ndodhur rreth orës 22:30 me kohë lokale të shtunën, shkruan BBC.

“Këtë mëngjes unë jam bashkë me njerëzit e Dadevilles dhe ata të Alabamas”, ka thënë guvernatori i shtetit Kay Ivey.

Incidenti i Alabamas ka ndodhur në të njëjtën ditë kur në parkun Louisville në Kentucky u vranë dy persona dhe u plagosen katër të tjerë.