Një burrë është në paraburgim pas një përleshjeje me thikë që la katër persona të vdekur e dy të lënduar në një skenë krimi në Kaliforninë Jugore, transmeton Koha.net.
Policia iu tha medieve amerikane se dhuna dukej e rastësishme me të vetmet motive të njohura për dy orë tërbimi si “vjedhje, urrejtje, vrasje”.
“Ne e dimë që ky njeri ishte përplot inat dhe lëndoi shumë njerëz”, tha policia e Garden Grove, transmeton BBC.
Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi shteti u lëkund nga sulmet masive në El Paso dhe Ohio, ku mbetën 31 persona të vdekur.
I dyshuari ishte i armatosur me dy thika të mëdha të tipit machete, u tha në një konferencë pas sulmit. “Ai ishte shumë brutal kur i sulmoi viktimat”, u tha tutje.
Edhe
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni
Sulmi filloi rreth orës 16:00 në kohen lokale, kur policia mori një thirrje nga dy persona të cilët raportuan se apartamenti i tyre ishte vjedhur.
Një thirrje tjetër erdhi shpejt për një vjedhje në një furrë në Garden Grove.
Nga furra, policia thotë se i dyshuari i kthye në apartamentin e tij, ku goditi me thikë dy persona pas një zënieje me fjalë.
Rreth orës 18:00, i dyshuari dyshohet se u fut në një pikë karburanti ku sulmoi një burrë që pomponte gaz, ku thuhet se gati ia shkëputi hunden nga fytyra viktimës.
Edhe
I dyshuari për therjen e 4 personave në Ferizaj ishte i dënuar për vrasje
Detektivët gjurmuan makinën e të dyshuarit në parkingun e një dyqani komoditeti në Santa Ana. Burri doli nga dyqani menjëherë ku mbante një thikë të madhe dhe një armë që ai kishte marrë nga roja e sigurimit.
Pas arrestimit të tij, policia u informua se burri dyshohet se kishte vrarë edhe një punonjës mashkull në një restorant aty pranë.