Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar për destabilizimin e rajonit.
Sipas këtyre shteteve, Katari mbështet grupet terroriste përfshirë edhe Shtetin Islamik, ISIS, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Agjencia Saudite shtetërore e lajmeve SPA, ka thënë se Riyadh kryeqyteti i Arabisë Saudite, ka mbyllur gjithë kufijtë e saj përfshirë edhe detin dhe çdo kontakt edhe ajror me Katarin.
“Kjo u bë për të mbrojtur sigurinë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë një zyrtarë.
Bëhet e ditur se Katari ka dhënë disa aeroplanë luftarakë për të kryer sulme ajrore kundër rebelëve.
Artikuj të ngjashëm