Katër policë të cilët ishin jashtë detyrës kanë mbetur të vrarë në Meksikën e jugut dhe një tjetër është plagosur, pas gjuajtjeve me armë që i ka tmerruar qytetarët në qytetin e Zacatecas.
Një video e postuar në rrjete sociale tregon se si prindërit në një ndeshje futbolli, kujdeseshin për fëmijët e tyre duke i ulur përtokë. Është bërë e ditur nga prokurorët e shtetit se mungonte edhe një tjetër zyrtar policor që ishte në atë zonë.
Ata kanë thënë se sulmuesit kanë gjuajtur në drejtim të veturës së viktimave e më pas janë larguar, teksa kanë gjuajtur edhe policët tjerë që i ndiqnin, me ç’rast edhe e plagosën një polic tjetër. Shteti i Zacatecas është vend i dhunës së vazhdueshme të grupeve të ndryshme të drogës, të përkrahur nga kartelet rivale, Sinaloa dhe Jalisco.
Në qershor, 18 trupa u zbuluan në një vend rural të qytetit Zacatecas dhe më pas u bë e ditur se janë si rezultat i shkëmbimit me armë ndërmjet anëtarëve të bandave. Dy ditë më vonë, në qytetin Zacatecas, janë gjetur edhe dy trupa të varur që ishin rrëmbyer, e që dolën të jenë zyrtar policor. Shtatë trupa tjerë u gjetën të vrarë në një vend afër këtij qyteti.
Otra perspectiva en #Video del ataque registrado cerca al #Multiforo en #Zacatecas @DavidMonrealA donde asesinaron a cuatro elementos de la Policía Metropolitana pic.twitter.com/wEwvR0GRhB
— Reportero Ángel Martínez (?) (@JOSEANGELMART18) October 9, 2021
La realidad, una vez más, contradiciendo el discurso oficial.
— Joaquín López-Dóriga (@lopezdoriga) October 10, 2021
Así menores jugando futbol acompañados por sus familias en la Unidad Deportiva Benito Juárez, a metros de donde ocurrió la balacera en Zacatecas, que dejó cuatro policías asesinados https://t.co/eV4wCS9mSY pic.twitter.com/YhOibnN3Tn
-
Forca të shumta policore në “Azteca Stadium”
-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë
-
Gjashtë emigrantë të vdekur në Meksikë pasi ushtria gjuajti në drejtim të tyre
-
Luftimet e karteleve të drogës në jug të Meksikës, të paktën 11 të vdekur