Katër persona u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr kundër një qendre votimi, dje në mbrëmje në Manlleu, Katalonjë, njoftoi gazeta spanjolle ”La Vanguardia”.
Ajo shtoi se të panjohurit kishin përdorur armë gjahu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo”Të plagosurit gjendeshin pranë derës së shkollës ‘Puig Agut’ dhe bënin pjesë në grupin e Komitetit të Mbrojtjes së Referendumit, qëllimi i të cilit është mbrojtja e qendrave të votimit”, shtoi gazeta.
Policia po heton dhe ende nuk ka të arrestuar.
Katalonja zhvillon nesër një referendum për pavarësinë, i kundërshtuar fuqimisht nga Madridi.