"Disa shtete tashmë janë duke i shtuar dhe diversifikuar në mënyrë të theksueshme arsenalet e tyre bërthamore”, ka bërë të ditur Qeveria. “Ngritja e konkurrencës globale, sfidat ndaj rendit ndërkombëtar dhe zgjerimi i teknologjive potencialisht shkatërruese përbëjnë një kërcënim për stabilitetin strategjik”
Britania e Madhe do të rrisë kapacitetin e rezervave të arsenalit bërthamor në më shumë se 40 për qind për ta garantuar sigurinë e vendit karshi një mjedisi përherë më të rrezikshëm global dhe kërcënimeve të shtuara teknologjike, ka thënë të martën kryeministri britanik, Boris Johnson.
Vendi më herët i kishte reduktuar rezervat e armëve të saja bërthamore dhe më 2010, Qeveria e kishte vendosur tavanin prej 180 kokave bërthamore për periudhën deri në mes të vitit 2020.
Johnsoni e ka shfuqizuar këtë kufizim të mëhershëm dhe ka thënë se numri i tyre tani do të rritet në maksimum 260.
Në kuadër të rishikimit të sigurisë dhe mbrojtjes, Britania ka njoftuar se po përballet me rreziqet nga shtetet e pajisura me armë bërthamore, atyre që po pajisen me këtë lloj armatimi, si dhe prej shteteve sponsorizuese të terrorizmit bërthamor.
“Disa shtete tashmë janë duke i shtuar dhe diversifikuar në mënyrë të theksueshme arsenalet e tyre bërthamore”, ka bërë të ditur Qeveria. “Ngritja e konkurrencës globale, sfidat ndaj rendit ndërkombëtar dhe zgjerimi i teknologjive potencialisht shkatërruese përbëjnë një kërcënim për stabilitetin strategjik”.
Veprimi megjithëkëtë ka nxitur kritika nga grupi i ish-politikëbërësve globalë që bën fushatë për paqe.
Edhe
Britania shpall rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes
“Derisa qytetet britanike kanë ngritur shkallën e kërcënimeve për sigurinë si justifikim për këtë veprim, përgjigjja e duhur për këto sfida duhet të merret në mënyrë shumëpalëshe ashtu që të forcohen marrëveshjet ndërkombëtare të kontrollimit të armëve dhe të reduktohet – e jo të rritet – numri i armëve ekzistuese bërthamore”, ka thënë Mary Robinson, shef i grupit.
I ballafaquar me pyetje lidhur me këtë politikë në Parlament, Johnson ka thënë se Britania e vazhdon zotimin e saj për reduktimin e armëve globale bërthamore.
Britania ka njoftuar gjithashtu se planifikon që t’i zëvendësojë kokat e saja aktuale bërthamore me një gjeneratë të re. Vendi ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë çështje.