Mynih, 10 janar – Qindra shoferëve u është dashur të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi mbetën të bllokuar në një autostradë në jug të Gjermanisë, në mes të një stuhie të madhe dëbore që ka përfshirë zonën.
Shoferët kanë mbetur të bllokuar nga ora 20:00 e së mërkurën deri në orën 05:00 të ditës së sotme.
Policia tha se problemet janë përkeqësuar nga kamionë që kanë humbur kontrollin përgjatë autostradës dhe kanë bllokuar trafikun për një distancë prej 35 kilometrash, raporton DPA,transmeton ATSH.
Policia, ekipet e reagimit emergjent dhe vullnetarë të tjerë janë përgjigjur për të rivendosur rendin duke shpërndarë batanije dhe ushqim për ata që janë të bllokuar.
Masa e dëborës ka rrëzuar pemët në të gjithë rajonin, duke bllokuar rrugët. Autoritetet gjithashtu paralajmëruan për rreziqe të ortekëve. Shumica e shkollave janë të mbyllura.
-
Bora e madhe në Kroaci bllokon trafikun
-
Reshjet e mëdha të borës në Poloni shkaktojnë bllokim të veturave deri në 20 km
-
Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Mynihut shkaku i dronëve
-
Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar
-
Bora e madhe përfshin Gjermaninë e Britaninë, pezullohen shumë fluturime