Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kandiq thotë se dënimin e Mladiqin flet çfarë komandanti dhe ushtrie ishin

Beograd, 22 nëntor – Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatorja rajonale e KOMRA-s në Serbi, Natasha Kandiq, tha sot se vendimi i shkallës së parë të Gjykatës së Hagës, me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, u dënua me burgim të përjetshëm, konfirmon se Mladiq ka kontribuar në ekzekutimin dhe që është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

“Megjithëse Këshilli gjyqësor në versionin përmbledhës të verdiktit paraqiti të dhëna që ishin më pak të njohura për opinionin e gjerë. Vendimi i marrë bazohet në mbi 2.000 fakte”, tha Kandiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, pritej që trupi gjykues nuk do të lëshohej në argumentimin e gjenocidit në komunat e tjera, për të cilat ngarkohej Mladiq në aktakuzë.

Megjithatë, siç thekson Kandiç, verdikti flet mjaft se çfarë komandanti dhe ushtrie ishte ajo.

“Për shkak të komandantëve dhe oficerëve të tillë, ne si shoqëri kemi humbur perspektivën e qytetërimit”, theksoi koordinatorja e KOMRA-s, Kandiq.

Sot trupi gjykues shpalli vendimin e shkallës së parë ndaj të cilës ekziston mundësia e apelit.

Gjykimi i Mladiqit filloi në maj 2012, një vit pas arrestimit të tij në Serbi në fund të majit të vitit 2011, pas 16 vitesh në arrati me ç'rast iu dorëzua Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.