Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka thënë se ajo përkrah sanksionet kundër Rusisë, me përjashtim të gazit dhe naftës.
Politikania e krahut të djathtë do të përballet me Emmanuel Macronin në balotazh për postin e presidentit të Francës, pasi ata kishin numrin më të madh të votave në raundin e parë.
Por, Le Pen është përballë me kritika që ka lidhje tepër të ngushtë me Rusinë.
“Unë jam në favor të gjithë sanksioneve tjera. Nuk dua që francezët të vuajnë pasojat e sanksioneve në gaz dhe naftë”, ka thënë Le Pen në intervistë për “France Inter Radio”.
Franca, si shumë shtete tjera evropiane, importojnë shumicën e gazit natyral nëpërmjet gazsjellësve nga Rusia.
Por, Le Pen është kritikuar nga rivalët për përkrahjen që ia kishte dhënë në të kaluarën presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Edhe
Navalny paralajmëron mbështetësit e Le Penit para balotazhit
Ajo më herët është dukur sikur po e përkrah aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, dhe në vitin 2017 ka bërë thirrje që sanksionet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje të largohen.
Në vitin 2014, kur Krimea u aneksua nga Rusia, partia e saj politike mori një hua nga një bankë ruse që pretendohet se ka lidhje me Kremlinin.