Një kanadeze që ishte njoftuar me të dashurin përmes një aplikacioni online dhe udhëtoi për në Britani vitin e kaluar, ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë në kraharor, kanë gjetur autoritetet, raporton The Independent.
19-vjeçarja kishte vdekur më 1 shkurt. I dashuri i saj u akuzua për vrasjen e saj.
Në fillim të këtij viti, ajo kishte postuar fotografi të “udhëtimit të mrekullueshëm në Londër”. Ajo shkoi në Londër në nëntor dhe bashkëjetoi me të dashurin që e takoi përmes internetit.
Familjarët e përshkruan atë si vajzë të zgjuar dhe të mrekullueshme. Familja mbetën të shokuar me vdekjen e saj, teksa gjyshi i saj u shpreh se ndihej keq sepse ishte ai që e inkurajoi të shkonte në Angli.