Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja i dislokoi dy luftanije për të shtuar sigurinë

Kanadaja i dislokoi dy luftanije në Detin Baltik dhe në Atlantikun verior të dielën, duke iu bashkëngjitur përpjekjeve për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, raporton “The Guardian”.

Sipas mediumit britanik, anijet kanadeze Kingston dhe Summerside, do të jenë të përqendruara për katër muaj si pjesë e “masave parandaluese në Evropën Qendrore dhe Lindore”. Këto masa kishin nisur në vitin 2014, kur Rusia nisi aneksimin e Krimesë.

Sipas autoriteteve kanadeze, deri në tetor, anijet do marrin pjesë në stërvitje detare në heqjen e minave dhe do të qëndrojnë “në gatishmëri të plotë” duke iu lejuar “të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive në mbeshtejte të çdo operacioni të NATO-s”.

Misioni kanadez për përfshirje në këtë mision mbrojtës do t’i përfshijë edhe 700 trupa kanadeze në Letoni me aftësi artilerie dhe luftarake, si dhe disa aeroplanë ushtarakë.