Rreth 8,000 ushtarë britanikë do të dërgohen në Evropën Lindore për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake, të planifikuara për të luftuar agresionin rus, raporton Sky News të premten.
Dislokimi - i cili është një nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur që nga Lufta e Ftohtë do të vendosë trupa në vendet nga Finlanda në Maqedoninë e Veriut.
Dhjetëra tanke dhe më shumë se 100 automjete të blinduara luftarake do të dërgohen gjithashtu në disa vende këtë verë, sipas planeve që janë përforcuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Forcave të armatosura do t'u bashkohen dhjetëra mijëra trupa nga NATO dhe aleatët e Forcave të Përbashkëta Ekspeditore, të cilat përfshijnë Danimarkën, Islandën dhe Norvegjinë.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se stërvitjet e planifikuara do të përmirësojnë aftësinë e trupave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Finlandës për të punuar krah njëri-tjetrit, "duke penguar agresionin rus në Skandinavi dhe shtetet baltike".
"Siguria e Evropës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Në këto stërvitje trupat tona do të bashkojnë forcat me aleatët dhe partnerët në të gjithë NATO-n dhe Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, në një shfaqje solidariteti dhe fuqie në një nga dislokimet më të mëdha të përbashkëta që nga Lufta e Ftohtë”, bëri të ditur ministria.
Dislokimi i Britanisë së Madhe pritet të rritet në një maksimum prej rreth 8,000 vetave personel që operon në kontinentin e Evropës midis prillit dhe qershorit.
Disa nga ushtrimet janë caktuar të përfshijnë hedhjen e parashutës, dhe sulmet ajrore me helikopterë.
Stërvitjet synojnë të "tregojnë shkallën dhe rëndësinë e kontributit të ushtrisë britanike në mbrojtjen e Evropës”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
