Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kanadaja do të prodhojë vaksinat e veta deri në fund të vitit 2021

Kanada ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane të prodhimit të vaksinave Novavax për prodhimin e miliona dozave të vaksinës nga vetë ky shtet.

Marrëveshja e cila është nënshkruar nga kryeministri kanadez Justin Trudeau thuhet se do të ndikoj në krijimin e vaksinës së Kanadasë kundër koronavirusit e cila pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.

“Është e çartë se Kanada do të zhvillojë vaksinën e saj”, ka thënë Trudeau gjatë një konference për media duke shtuar se është e rëndësishme që Kanadaja të prodhojë mjaftueshëm vaksina për vete, shkruan CNN.

Kanadaja ka marrëveshje për të blerë 52 milionë doza të vaksinës Novavax.