Botë

“Kampi i pushimeve” ku po zhduken fëmijët

Një gjykatë në Belgjikë po heton një jetimore me dyshim se po rrëmben dhe po trafikon fëmijë nga Republika Demokratike e Kongos.

Fëmijët ishin sjellë në Belgjikë dhe ishin birësuar nga familjet, të cilave u ishte thënë se ishin fëmijë pa prindër. Disa vite më vonë, testet e ADN-së kanë treguar se shumica e fëmijëve kishin prindër në shtetin afrikan, transmeton Koha Ditore.

Qindra kilometra në veri të kryeqytetit të Kongos, Kinshasa, shtrihet fshati Gemena. Shumica e njerëzve jetojnë prej bujqësisë dhe peshkimit. Të tjerët ose janë marangozë ose dyqanxhinj.

Abdula Libenge, tregtar 34 vjeç, është kryefamiljari i njërës prej katër familjeve në rrethinë të cilat në muajin e vitit 2015 kishin dërguar fëmijët në Kinshasa në atë që ishte menduar se do të ishte kamp pushimesh.

Fëmijët e tyre nuk u kthyen kurrë më nga kampi. Pa qasje në përfaqësim ligjor a ndihmë juridike nga autoritetet lokale, ata nuk kishin çfarë të bënin pos të prisnin.

Rreth dy vjet pas zhdukjes së vajzës së Libenges, i erdhi dikush në vizitë të papritur duke hedhur dritë mbi atë çfarë kishte ndodhur....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)