Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kamikazet e bukura

Falmata po kalon nëpër procesin e plotë të zbukurimit – i rregullohen sytë e faqet. Nuk lihet asnjë pjesë e dukshme e trupit pa kaluar nëpër duart e vajzave të ngarkuara me detyrën e rëndësishme të zbukurimit të tyre.

Dhe derisa po i than flokët, një tjetër vajzë ka rrasur duart nëpër flokët e saj. Po mundohet që Falmata të ketë sa më shumë dredha. Nuk është se i ka natyrale.

“Na është lejuar që të përdorim çfarëdo stili dhe çfarëdo kremrash”, kujton Falmata, transmeton “Koha Ditore”. “Na janë lejuar edhe kënat për lyerjen e duarve dhe këmbëve, nganjëherë edhe qafën”.

Falmata e di se do të duket e bukur pas gjithë atyre ndërhyrjeve. Por do të përballet me pasoja fatale. Vdekjeprurëse.

Kur vajzat të kryejnë punë me rregullimin e flokëve dhe të fytyrës, një bombë do t’i vendoset në brez.

Qindra sosh

Edhe “S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar” Botë 2 j. më parë “S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”

Falmata është një prej qindra vajzave të njoma, shumica prej të cilave tinejxhere, që janë rrëmbyer nga militantët në Nigeri dhe që janë detyruar të kryejnë misione speciale në emër të tyre.

Dhe për mrekulli, ajo ka mbijetuar.

Ishte vetëm trembëdhjetë vjeçe kur ishte rrëmbyer prej dy burrave me motoçikletë, derisa po kthehej në këmbë prej shtëpisë së një anëtari të farefisit. Ishte në afërsi të kufirit me Kamerunin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)