Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kamala Harris, zyrtarisht kandidate demokrate për nën-presidente

Senatorja amerikane, Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për të garuar në pozitën e nën-presidentes, përmes një ceremonie virtuale në të cilën ka kritikuar “mungesën e kompetencës” dhe “ashpërsinë” e presidentit amerikan, Donald Trump.

Harris ka bërë histori më 19 gusht, meqë është gruaja e parë amerikane me ngjyrë që synon të bëhet nën-presidente e Shteteve të Bashkuara.

Nominimi i saj është bërë në natën e tretë të Konventës Kombëtare të demokratëve, e cila është mbajtur tërsisht në versionin online, për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ajo do të garojë bashkë me ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti aktual, Donald Trump synon të fitojë një tjetër mandat presidencial, bashkë me Mike Pence në pozitën e nën-presidentit.

Ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht nga Partia Republikane, javën e ardhshme.