Redaktori për Afrikë i BBC-së, Fergal Keane, ka udhëtuar nëpër rajonin qendror, Kasai, të Republikës Demokratike të Kongos, një rajon i vërshuar prej lotëve dhe varrezave masive
Kasai, RDK, 14 dhjetor (BBC) – Dita-ditës, e vërteta ka nisur të zhduket nga horizontet. Është mbuluar prej barishteve të egra. Vetëm disa copa eshtrash dhe ca copa rrobash që kanë mbetur në sipërfaqe. Janë vetëm këto hollësi që rrokin vëmendje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjaku po flet”
“Gjaku po flet”, ka deklaruar Papa Isaac, përkthyes lokal i misionit të Kombeve të Bashkuara në qytezën Tshimbulu në rajonin qendror Kasai të Republikës Demokratike të Kongos. Ai e ka çuar ekipin e BBC-së midis fushës, ku ai thotë, “po flet gjaku i vëllezërve të mi”, përcjell sot Koha Ditore.
Askush nuk e di sa trupa i kishte varrosur aty ushtria.
Ndërkohë ia beh një grua që punonte arën në afërsi. Atë e ka ngacmuar prania e ushtarëve të Kombeve të Bashkuara. Dhe në mesin e të varrosurve në këtë varrezë masive ishte edhe i biri i saj dymbëdhjetëvjeçar.
“Ushtria po i varroste kufomat. I kemi parë ku u ndalën dhe se si i hapën gripat për varrosjen e kufomave. Disa prej viktimave ishin edhe dymbëdhjetë vjeç”, ka dëshmuar ajo.
“Ata nuk i vranë vetëm pjesëtarët e grupit militant. Ushtria vrau edhe qytetarë të pafajshëm”.
Dhuna nisi pranverën e kaluar kur shpërtheu pakënaqësia që do të transformohej në kryengritje kundër Qeverisë qendrore, që akuzohet për afera korrupsioni dhe sistem të dalë mode qeverisjeje. Popullsia civile i druante brutalitetit të policisë dhe ushtrisë së Republikës Demokratike të Kongos.
Shkëndija e pakënaqësisë ishte refuzimi i Qeverisë për njohjen e liderit tradicional, Kamina Nsapu, dhe të vënies së njeriut të saj.
Në muajin gusht u vra prijësi tradicional prej forcave të sigurisë, por ndjekësit e tij u hakmorën, duke i vrarë të gjithë ata që merreshin si kolaboracionistë të shtetit. (Artikullin e plotë në shqip mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)