Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kalifornia tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Shteti amerikan i Kalifornisë u trondit sot nga një tërmet me manjitudë 6,4 ballë Rihter, njoftoi institucioni amerikan i mbikëqyrjes gjeologjike (USGS).

Epiqendra ishte në rajonin Searles Valley, në pjesë jugore të Kalifornisë, rreth 240 kilometra në verilindje të Los Anxhelos.

Megjithatë sipas burimeve policore nuk ka pasur viktima, të plagosur apo raportime për dëme. /Atsh/