Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kalifornia përdor dronët për reduktimin e mushkonjave

Orange County në Kaliforninë Jugore ka ngritur në qiell dronët në betejë kundër mushkonjave dhe sëmundjeve që përhapin ato te njerëzit.

Fluturakja e vogël përdoret për mbikëqyrje dhe për të hedhur karrem me granulë ose larvicid të lëngshëm në këneta, ligatina, pellgje të mëdha dhe parqe, mirëpo jo edhe nëpër lagje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Piloti i dronëve John Savage thotë se dronët janë shumë më preciz ndaj mushkonjave.

“Sot kemi spërkatur me sistemin tonë në këneta për kontrollin e mushkonjave. Përdorim një lëng. Ka ndihmuar shumë në reduktimin e mushkonjave”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka edhe më shumë mushkonja shkaku i shiut. Dhe sivjet shi ka pasur me bollëk.

Mushkonjat shumohen nga vezët e vendosura në ujë, duke bërë përhapjen e tyre shqetësim të madh për njerëzit pas dimrit shumë të lagësht të Kalifornisë.

Metodat tradicionale të trajtimit kundër mushkonjave përfshinin përdorimin e çantave të shpinës, automjetet, aeroplanët dhe helikopterët.

Betejën kundër mushkonjave tani e kanë nën kontroll dronët, më shumë se kurrë më parë.

Përparësitë që ofrojnë dronët përfshijnë zbulimin e shpejtë të mushkonjave dhe trajtimin preciz ndaj tyre. Kështu, është eliminuar dëmtimi i tokave të ndjeshme që bëhej me lëvizjen e automjeteve apo edhe me hedhjen e lëngjeve nga aeroplanët e helikopterët.

“Larvat e mushkonjave janë ushqyes filtrash, kështu që ato ushqehen me bakteret. Ajo hyn në zorrët e tyre dhe është rregullator i rritjes. Pra, në thelb - nëse keni parë filmin ‘Alien’, ai fryn stomakun. Kështu që kjo është mënyra më e mirë për të përshkrua”.

Operatori i dronëve duhet të ketë leje për pilotim nga distanca.

Sëmundjet nga mushkonjat për një kohë të gjatë njihen si kërcënim për shëndetin publik dhe ky shqetësim është duke u rritur.

Autoriteti i Bashkimit Evropian për parandalimin e sëmundjeve gjatë muajit qershor ka tërhequr vërejtjen se ngrohja e shkaktuar nga ndryshimet klimatike ka rritur mundësinë e përhapjes së sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat.

Gjatë kësaj jave janë raportuar pesë raste të malaries në Florida dhe Teksas. Rastet e para në 20 vjetët e fundit.

Ndërkaq virusi i Nilit të Perëndimit është konfirmuar në 7 mijë e 500 raste ndërkaq, që prej vitit 2003 ka lënë të vdekur më shumë se 300 persona.