Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kaledonia e Re voton për pavarësi nga Franca

Qytetarët e arkipelagut të Kaledonisë së Re do të votojnë të dielën nëse dëshiron të pavarësohen plotësisht nga Franca, e cila e ka qeverisur vendin e Paqësorit qysh prej shekullit tetëmbëdhjetë, raporton “Al-Jazeera”.

Parisi ka qeverisur vendin prej vitit 1853, por i dha këtij rajoni autonomi më të madh pas protestave për pavarësi. Ishujt, që ndodhen rreth tri e gjysmë larg fluturim nga Australia lindore, kishin siguruar më shumë kompetenca për vetëqeverisje pas ngritjes së thirrjeve për ndarje të plotë nga Franca. Banorët lokalë janë kanak indigjenë.

Rreth 174 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të vendosin në fundjavë për fatin e tyre. Ky do të jetë referendum i dytë për statusin e Kaledonisë së Re. I pari ishte mbajtur më 1987, por që ishte bojkotuar me të madhe prej kanakëve.

Më shumë se 98 për qind të votuesve kishin votuar për të mbretur nën ombrellën politike franceze.

Artikuj të ngjashëm