Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kaledonia e Re sot në referendum, kërkon shkëputjen nga Franca

Banorët e Kaledonisë së Re, një zonë në ishullin e Paqësorit, sot kanë tentimin e radhës për t’u shkëptur nga Franca.

Ky territor, që është nën sundimin kolonial të francezëve tash e 170 vite, sot ka organizuar referendum për të fituar pavarësinë.

Deri tani janë numëruar 249 vendvotime, nga 304 sa ka gjithsej, ndërsa rezultatet e tanishme, në shumicë, thonë se qytetarët kanë votuar kundër ndarjes. Këto rezultate erdhën nga kryeqyteti Noumea, i njohur si bastion pro-parisien.

Në rast se dështon kalimi i referendumit, ky do të ishte tentimi i dytë i Kaledonisë së Re për shkëputje nga Franca. Reuters njofton se 180 mijë banorë të Kaledonisë së Re janë pjesë e listave të votimit, ndërsa pyetja është e shtruar: “A doni që Kaledonai e Re të fitojë sovranitetin e saj të plotë dhe të bëhet e pavarur”.