Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kafeneja karikaturë e Seulit

Në kohën kur të gjitha kafenetë e botës po mundohen të ndjekin trendin më të fundit të modës së dizajnëve të brendshme, në një cep të globit shfaqet diçka krejt e ndryshme.

YND239-20 është një kafene e pazakontë që krijon përshtypjen se keni hyrë brenda një karikature gjigante bardhezi. Është ky një iluzion i jashtëzakonshëm i botës reale që ka bërë që kjo kafene të jetë më e vizituara nga adhuruesit e dekorit në rrjetin Instagram, shkruan Koha Ditore.

Muret e kësaj kafeneje janë pikturuar me të bardhë, teksa secilin detaj tjetër a hollësi është vizatuar me vija të zezë për t’ia dhënë hapësirës pamjen e një libri me karikatura. Orenditë e botës reale në fakt janë vizatuar nëpër faqet e mureve të kafenesë dhe ua marrin mendjen vizitorëve.

Ta zëmë, përmban karikaturën e një qeni që duket sikur po shikon prej dritares. Në fakt është kjo një figurë e kafshës dhe e kornizës së vizatuar të një dritareje reale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)