Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngatërruar shefin e Këshillit të Evropës Donald Tusk me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Në një intervistë për “Financial Times” këtë javë, Juncker tha se planifikon të vizitojë Washington DC-në muajin e ardhshëm, por nuk e ka ditur nëse do të takohet me Trumpin, transmeton Koha.net.
Ai shtoi se presidenti amerikan “nuk kupton asgjë” rreth Evropës dhe kohë më parë kishte menduar se po fliste me Junckerin kur ai në të vërtetë ishte në telefon me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
“Po mundohen ta rregullojnë, por ai ka prioritete tjera. Meqë ra fjala, ai nuk kupton asgjë për Evropën... Ai ka folur në telefon me Tuskun dhe ka menduar se po flet me mua”, ka thënë Juncker për FT.
Sipas tij, kjo është hera e parë që një president amerikan nuk është i interesuar në tërësi për Evropën.
-
Juncker viziton Trumpin më 25 korrik
-
Trump në Bruksel, pritet nga Tusk dhe Juncker
-
Macroni thërret liderët evropianë në takim urgjent për t’i adresuar sfidat me Trumpin
-
Trumpi kërcënon BE-në me tarifa teksa liderët takohen në Bruksel
-
50 liderë evropianë do të vlerësojnë së bashku se si Trumpi do të ndikojë në fatin e tyre