Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker zhvilloi dje një bisedë telefonike me kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, të cilit i përsëriti qëndrimin e BE-së se “marrëveshja e tërheqjes është marrëveshja më e mirë e mundur, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Europian”.
Zëdhënësi i Komisionit Europian raporton se “Juncker theksoi gjithashtu se Komisioni mbetet në dispozicion të Britanisë së Madhe për të shtuar elemente në deklaratën politike”.
Juncker uroi Johnson për emërimin e tij dhe përsëriti angazhimin për të punuar së bashku në “mënyrën më të mirë të mundshme”.
Sipas zëdhënësit të dy kanë shkëmbyer numrat e celularëve dhe kanë rënë dakord ”të qëndrojnë në kontakt”.
Artikuj të ngjashëm
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Brown: Marrëveshje nuk pati - Kosova të pavarësohet
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Merzi skeptik për detajet e planit të paqes e Macroni thotë se “i kanë letrat në duar”