Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Britanike, ku citohet Johnson, thuhet se edhe pse ministrja e Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi konsiderohet ndër emrat më frymëzuese të kohës, zhvillimet në Arakan e dëmtojnë reputacionin e vendit, transmeton aa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohson tha se Suu Kyi përballet me vështirësi të mëdha në rrugën e modernizimit të vendit.
"Shpresoj që cilësitë e shquara të saj mund t'i përdorë për të unifikuar vendin e saj, të përfundojë dhunën dhe të përfundojë të gjitha paragjykimet ndaj myslimanëve dhe komuniteteve tjera që jetojnë në Arakan. Është tejet e rëndësishme që të mos pengohet në marrjen e mbështetjes së ushtrisë së Mianmarit dhe në drejtim të krijimit të mjedisit paqësor. I japim mbështetje të plotë asaj dhe të gjithëve në Mianmar", thuhet në deklaratë.