Britania e Madhe ka porositur qytetarët që të largohen nga zona e Birmanisë për shkak të tensioneve politike që kanë shpërthyer tash e sa javë. Autoritetet u kanë thënë qytetarëve që në rast se nuk kanë nevojë urgjente të largohen nga zona.
Britania ka paralajmëruar që forcat ushtarake kanë bllokuar qasjen në internet gjatë natës, në bankë dhe bankomate, duke shtuar se ata që nuk mund të largohen nga vendi, të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe t’i shmangin turmat, raportont theguardian.
Birmania është duke u përballur me protesta masive dhe të dhunshme qëkur forcat ushtarake kryen grusht-shtet dhe arrestuan udhëheqësen e vendit, Aung Saan Suu Kyi. Protestuesit vendas kanë kërkuan lirimin e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania i bën thirrje ushtrisë birmaneze për lirimin e Aung San Suu Kyi
-
Birmania do të lirojë mbi 5000 persona që u burgosën për protestat kundër grushtshtetit
-
OKB-ja kërkon të ndalohet shitja e armëve për Birmaninë
-
Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani
-
Ushtria në Birmani bllokon internetin