Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan të shtunën një bisedë telefonike, ku folën për një "fazë të re" të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e armëve të rënda.
Sipas zëvendësshefit të shtabit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetje të mëtejshme financiare.
Johnson e Zelensky kanë pasur marrëdhënie miqësore gjatë luftës në Ukrainë, me presidentin ukrainas që shpeshherë vë në theks ndihmën e madhe të Britanisë.
Sipas raportimeve, Britania do t'i japë Ukrainës automjete të blinduara kundërajrore.
Britania do t’i dërgojë automjete Stormer që mund të lëshojnë raketa Starstreak me shpejtësi të lartë - me aftësinë për të shkatërruar avionë dhe helikopterë - raportoi The Times.
-
Zelensky në Londër për bisedime me udhëheqësit evropianë për mbështetjen ushtarake
-
Zelensky: Do të punojmë me SHBA-në për të forcuar mbrojtjen ajrore
-
Kryeministri britanik shpreh mbështetjen e tij për Zelenskyn
-
Zelensky shkon në Britani, përsërit kërkesën për përdorimin e armëve brenda Rusisë
-
“Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t'i dhënë fund luftës”