Botë

Jeta në tokën e zjarrit të përjetshëm

Në epiqendrën historike të Bakusë, kryeqytetit të Azerbajxhanit, një grua azere gatuan ushqimin tradicional naan në një furrë zjarri. Ajo punon në një restorant dhe mundohet goxha për t’i mbajtur myshterinjtë e saj të kënaqur me enën që gatuan.

Era e këndshme e mishit të pjekur përzihet me atë të thëngjillit të djegur, duke e kthyer vendin në një ambient të rehatshëm dhe të pëlqyer nga banorët, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Buka që ajo pjekë shpesh përcillet me qebapët e bërë nga mishi i qengjit apo dhisë dhe shoqërohet me perime të pjekura.

Ngrënia në ambient të hapur është dukuri e zakonshme në lagjen Icheri Sheher në Baku. E myshterinjtë nuk i lodh fort fakti se çdo minutë, gjithçka përreth tyre mund të përfshihet nga flakët.

Fenomen i çuditshëm natyror

Pa dhënë kurrfarë paralajmërimi, gropat e nëndheshme të mbushura me gazin e metanit e çajnë tokën dhe krijojnë vrima të mëdha në dheun përreth gadishullit Absheron, aty ku dhe ndodhet Bakuja.

Kështu krijohet një fenomen i çuditshëm natyror i quajtur “vullkan balte”. I vendosur në lindje të Azerbajxhanit, në afërsi të Detit Kaspik, gadishulli Absheron ka katërqind prej gjithsej 1.000 vullkaneve të baltës – duke u bërë kështu vendi me më së shumti vrima të tilla në gjithë botën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.