Distrikti i dritave të kuqe, “De Walen”, i Amsterdamit ka qenë kaherë një prej lagjeve më provokuese të qytetit, për shkak të bordeleve me dritare të famshme.
Por zona historike është kthyer në një vend spektakli viteve të fundit për shkak të ngritjes dramatike të numrit të turistëve viteve të fundit në kryeqytetin e Holandës.
Sipas Femke Halsemas, kryetarja e parë e Amsterdamit, punëtorët e seksit janë kthyer “më shumë sesa në atraksion” të zakonshëm, si rezultat i “sjelljes së pahijshme” të disa turistëve, bashkë me ngritjen e ndikimit të mediave sociale dhe celularëve modernë, transmeton Koha Ditore.
Si rezultat i kësaj, zona po kalon nëpër një krizë të madhe, derisa autoritetet po mundohen të mbrojnë punëtoret e seksit nga degradimi i kushteve dhe të reduktojnë ndikimin e turizmit masiv.
Shtegtimet nëpër lagjen me drita të kuqe pothuajse janë reduktuar në masë të madhe, dhe ka diskutime për mbyllje të bordeleve me vitrina dhe zhvendosjen e tyre jashtë qendrës së qytetit.
Komuna e Amsterdamit, një prej qyteteve që së fundmi po diskuton seriozisht reduktimin e turizmit të mbingarkuar, ka nisur bashkë me banorët lokalë edhe lansimin e një fushate që ka për qëllim të vetëdijësojë miliona vizitorë, që vijnë çdo vit në qytet.
“Ne jetojmë këtu” është pjesë e fushatës “Shijoje dhe respektoje”, që për synim ka të çrrënjosë sjelljen e pahijshme, si punën e urinimit në rrugë ose kanale, dehjen dhe muzikën e zhurmshme.
Por çfarë në fakt nënkupton të jetosh në një lagje sinonime me dyqane seksi dhe turistësh të dehur?
Dhe më poshtë keni të bashkëngjitur historitë e gjashtë banorëve të lagjes së dritave të kuqe të Amsterdamit që kanë vendosur të flasin hapur për televizionin CNN për zhurmën, turmat e njerëzve dhe sjelljen e shëmtuar.
“Mësuam karatenë për vetëmbrojtje”
Martine Green mbështet zhvendosjen e bordeleve vitrina në periferi të qytetit. Plaka shtatëdhjetëvjeçare ka shumë vite që jeton në një shtëpi në kanal. Ajo thotë se ka jetuar në lagjen e dritave të kuqe prej vitit 1979 dhe se gjithçka kishte nisur me një shtëpizë të ndërtuar në kanal.
“Kur fëmija im i dytë u lind, shtëpia dukej shumë e vogël dhe na u desh të zhvendoseshim. Unë dhe pesë anëtarët e tjerë të familjes blemë një shtëpi të madhe, që ishte ndërtuar më 1450 në kanalin Oudezijds Achterburgval.
Ajo ka treguar se si banorët e ndërtesës ishin përballur me telashet që shkaktoheshin prej njerëzve të dehur, që përdornin edhe drogë. Green ka reaguar se si shitej e stërshitej droga....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)